Categories Lajme

Ndarja nga jeta e Zef Dedës, nisin homazhet në teatrin “Migjeni” në Shkodër

Nisin homazhet në nder të aktorit Zef Deda, i cili u nda nga jeta të premten në Shkodër. Homazhet për mjeshtrin e humorit mbahen në hollin e teatrit “Migjeni”, aty ku edhe ka qenë shtëpia e tij e dytë.

Aktori ndërroi jetë në moshën 73 vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë, nga e cila vuante prej kohësh. Zef Deda ishte një nga komedianët më të mirë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.

“Me dhimbje të thellë, ju njoftoj për ndarjen nga jeta të babait tim, Zef Deda. Homazhet do bëhen në hollin e Teatrit “Migjeni”, që ishte edhe shtëpia e tij e dytë, duke filluar nga ora 09:00. Pas homazheve, në orën 13:00, kortezhi niset për meshën e dritës, më pas përcjellja për në banesën e fundit, në varrezat e Rrmajit”, shkroi një ditë më parë djali i tij Julian Deda.

I njohur për rolet e tij, kryesisht si kunati i shokut Xhemal, apo për plastikën e jashtëzakonshme të një aktori shqiptar që mund të imitonte magjinë e Charlie Chaplin, Zef Deda do të mbetet në memorien e shqiptarëve si një ndër artistët e rrallë të skenës që la një pasuri të madhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME