Categories Lajme

Ndër të parat në Europë, Shqipëria ka 200 milionë fuçi rezerva nafte, por ne e blejmë me 265 lekë/ litri

Çmimi i naftës ka shënuar një tjetër rekord mëngjesin e kësaj të mërkure, duke arritur në nivele të papara ndonjëherë prej gati 270 lekë për litër.

Në pikat më të mëdha të tregtimit të karburanteve shitet me 165-170 lekë për litër, në një kuhë ku vetëm një ditë më parë ky çmim ishte 130 lekë.  Brenda një javë, që nga e enjtja e javës së kaluar, çmimi i naftës është rritur me 4 herë. Vetëm të mërkurën e një jave më parë nafta tregtohej me 192 lekë, pra është rritur me mbi 30%.

Kjo rritje e naftës thuhet se është ndikuar drejtpërdrejt nga lufta në Ukrainë ku u vendos që të ndërpritet furnizimi me karburant nga Rusia. Tashmë sytë janë kthyer nga vendet e tjera që kanë rezervat më të mëdha të naftës si Venezuela apo Arabia Saudite.

Por ku renditet Shqipëria për sa i përket rezervave të naftës? Edhe pse një vend me sipërfaqe tepër të vogël, Shqipëri renditet ndër të parat në Europë për rezervat e naftës.

Konkretisht Shqipëria përllogaritet të ketë 0,2 Gbbl ose thënë ndryshe 200 milion fuqi nafte. Por përsëri Shqipëria e blen naftën me shtrenjtë se shumica e vendeve të Bashkimit Europian.

Vende si Gjermania apo Holanda, janë shumë më poshtë Shqipërisë për rezerva nafte. Ndërkohë vendi ynë në shifra është në barazim me Spanjën e cila po ashtu përllogaritet të ketë 0.2 Gbbl, naftë rezerva.

Aktorët e tregut pohojnë se është krijuar një situatë e jashtëzakonshme për shkak të krizës Ukrainë-Rusi dhe tashmë në diskutim nuk është më çmimi, por sigurimi i produktit. Krahas shtrenjtimit të naftës në bursa, që arriti të mërkurën mbi 130 dollarë për fuçi, nga 90 dollarë në dhjetor, nafta është ndikuar dhe nga zhvlerësimi i dollarit në vend, që është monedha më të cilin blihet ky produkt.  Me çmimet e karburanteve që kanë kapur majat, shqiptarët pritet të paguajnë shumë më tepër për të udhëtuar, si përmes mbushjes së makinave të tyre, ashtu dhe indirekt në kostot e transportit e produkteve të tjera të lidhura me arin e zi, minimalisht 300 milionë euro me shumë.

Rezervat më të mëdha të naftës sipas vendeve

Duke qenë se nafta do të vazhdojë të jetë dominuese në përzierjen energjetike për një periudhë afatshkurtër dhe afatmesme, cilat vende mbajnë më shumë rezerva nafte?

Venezuela kryeson listën me 300.9 miliardë fuçi naftë në rezervë – por edhe kjo pasuri e madhe në burime natyrore nuk ka qenë e mjaftueshme për të shpëtuar vendin nga kriza e fundit ekonomike dhe humanitare.

Arabia Saudite, një vend i njohur për dominimin e saj të naftës, zë vendin e dytë me 266.5 miliardë fuçi naftë. Ndërkohë, Kanadaja dhe SHBA-ja gjenden respektivisht në vendin e tretë (169,7 miliardë fuçi) dhe në vendin e 11-të (36,5 miliardë fuçi).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME