Një turist rus, i ndodhur në Vlorë, është dhunuar nga dy adoleshentë në këtë qytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë, pranë një ndërtese të braktisur, ndërsa rusi ka ndërhyrë për të ndaluar dy të rinjtë,të cilët ishin duke dhunuar një kafshë(qen).
Në momentin që ka ndërhyrë, rusi i quajtur Sergey Dzambula , dy të rinjtë janë acaruar akoma më shumë. Ata i janë sulur të riut rus dhe e kanë dhunuar. Pas dhunës së ushtruar rusi ka marrë dëmtime në disa pjesë të trupit, ndërsa ka vënë menjëherë në dijeni policinë e Vlorës, por edhe ambasadën ruse në Tiranë. Pas kallëzimit Policia e Vlorës ka nisur hetimet për ngjarjen, por edhe ambasadën ruse në Tiranë.
“Ndodhesha në apartamentin tim ,kur pashë disa persona,të cilët ishin duke dhunuar një qen. Zbrita nga apartamenti dhe ju afrova të rinjve dhe në momentin që nisa të bëj foto,dy prej tyre mu afruan dh nisën të më godisnin,u rrëzova,ndërsa pësova dëmtime tek duart. Nuk doja të bëja asgjë,thjesht ti ndaloja të rinjtë të bënin aktin e keqtrajtimit të një kafshe,por vetëm për shkak të fotos që bëra më dëmtuan. Shkova në spital për tu mjekuar dhe më pas bëra një denoncim në polici për këtë ngjarje. Tek policia dhashë deklaratën time ,ndërsa pres që policia të kontaktoj me ambasadën time në Tiranë për këtë ngjarje,pasi kjo çështje m und të shkojë deri në proces gjyqësor. Një fletë të cilën ma dha policia nuk e kam firmosur pasi pres që ajo të jetë në rusisht dhe të jetë e informuar edhe ambasada ime në Tiranë. Kam disa kohë që jetoj në Vlorë dhe Shqipëri, pasion më duket një vend i mrekullueshëm ,madje kam blerë një apartamentin tim për të jetuar këtu” shprehet rusi Sergey Dzambula.
Tashmë policia e Vlorës konfirmon edhe nisjen e hetimeve për këtë ngjarje,ndërsa mësohet se janë identifikuar dy shtetasit adoleshentë, për tu shoqëruar më pas drejt policisë së Vlorës për detaje të tjera rreth ngjarjes.