Categories Lajme

Ndërhyrje transformuese në Laç si në Korçë/Mbledh rreth 3 milionë turistë në vit, t’u japim mundësi të re ekonomike familjeve

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje sot të gjithë banorëve që jetojnë në zonat rurale dhe që janë prekur nga tërmeti, që të krijojnë qendërzime që krijojnë komunitete. Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Rama tha se “duke marrë përshembull Laçin, i cili ka një potencial goxha të konsiderueshëm dhe nëse bëjmë gjënë e duhur do të krijojmë jo vetëm kushte më të mira banimi për ata që humbën shtëpitë, por edhe një ekonomi lokale më dinamike”, tha Rama.

Ai tha se Laçi është një pikë që mbledh rreth 3 milionë turistë në vit dhe nuk bëhet fjalë vetëm për turistë të huaj që vijnë nga jashtë, por edhe nga vendi, që shkojnë në pikën e pelegrinazhit dhe e anashkalojnë komplet Laçin e sotëm sepse nuk ka asnjë lloj kushti dhe atraksioni. “Nëse ndërhyrja sjell energjinë e një transformimi si ndërhyrjet në shumë pika të tjera, si Korça, Vlora, Tamara, Malësia e Madhe ose Puka me siguri ne do t’i japim një mundësi të re edhe ekonomike sidomos familjeve që janë aty të angazhuara me biznese të vogla apo që mund të angazhohen edhe me mikpritjen si biznes”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se qendërzimet nga ana tjetër janë shumë të rëndësishme. “Ne duhet t’i ftojmë banorët e zonave rurale që të afrohen me njëri-tjetrin dhe të krijojnë qendërzime që krijojnë komunitete. Është shumë e thjesht epërsia e këtij modeli me modelin ekzistues. Nëse sot një familje në fshat e cila jeton larg shërbimeve duhet të nisë fëmijët për shkollë të ecin me kilometra të tëra, apo të çojnë një të moshuar që ka nevojë për shërbim parësor shëndetësor, nesër me qendërzimet kjo i mundësohet aty”, tha Rama. Ndërkohë, sipas tij, “pronën e tyre në fshat banorët e kanë dhe do të fitojnë edhe një tjetër më shumë”. “Thumana, një zonë shumë kritike nga pikëpamja e strukturës së vetë urbane e sociale me këtë ndërhyrje pa diskutim mund të bëhet një pikë referimi e vogël, por e rëndësishme në gjithë hartën e zhvillimeve të agroturizmit, duke pasur parasysh edhe liqenin që ka afër, në rast se arrihet qendërzimi”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME