Categories Lajme

Pukë/ Ndriçohet rruga e tuneleve, lehtësim i lëvizjes për qytetarët

Në Pukë u bë i mundur ndriçimi i rrugës së tuneleve, një kërkesë e vazhdueshme e banorëve të lagjes së re. Bashkia e Pukës bën të ditur se “ndriçimi i rrugës është një investim modest, por që ka efekt të madh në lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve që përdorin këtë rrugë”. Sipas bashkisë, ndriçimi i rrugës së tuneleve i lë vendin investimit për ndriçimin e rrugës së lagjes “Zezaj”.

Bashkia e Pukës vijon punën e përditshme në shërbim të qytetarëve, ku pavarësisht kontributit që ka dhënë qeveria ka realizuar një sërë projektesh infrastrukturore. Qyteti verior i Pukës ka pësuar ndryshim rrënjësor gjatë një ndërhyrje në dy faza për rivitalizimin urban, rehabilitim i dy shesheve kryesore, pastrim, sistemim dhe rigjenerimin e liqenit të vogël, shëtitore lidhëse mes shesheve para bashkisë dhe ish-hotel turizmit, rikonstruksion i fasadave dhe çative të ndërtesave të vijës së parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME