Categories Lajme

Bllokohen 10 mijë produkte në tregun e lodrave në prag të festave të Fundvitit

Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut apelon prindërit të kenë kujdes në zgjedhjen e lodrave që blejnë për fëmijët e tyre, pasi në treg janë gjetur lodra me elementë kimikë të dëmshëm.

“Janë çuar për ekzaminim 42 kampione, rreth 80% e tyre kanë dalë problematikë pjesa më e madhe për sa i përket elementëve kimikë. Kemi lodra me përmbajte të lartë të games së ftalateve që është një element i ndaluar tek lodrat. Ky element sjell pasoja serioze tek riprodhimi i fëmijëve”, shprehet në një intervistë televizive, drejtori i ISHMT-së, Julian Llupo .

ISHMT ka shtuar inspektimet në tregun e lodrave dhe ka bllokuar 10 mijë produkte jashtë standardeve në prag të festave të fundvitit. Gjithashtu ISHMT u bën thirrje të gjithë kompanive, bizneseve që importojnë apo tregtojnë produkte lodra të jenë të markuara me certifikimin CE.

ISHMT bën thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë produktet e tilla për markimin CE jo vetëm në kutitë e ambalazhimit, por edhe në produkt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME