Categories Lajme

Vlorë, u organizua analiza 8 mujore me trajnerët e Klubit Shumësportësh Flamurtari

Në datë 03.09.2021 pranë Pallatit të Kulturës Vlorë u organizua analiza 8 mujore me trajnerët e Klubit Shumësportësh Flamurtari me rastin e fillimit të sezonit të ri për disa kampionate zyrtare.

U diskutua dhe analizua gjëndja aktuale e ekipeve të basketbollit dhe volejbollit dhe plotësimi i dokumentacionit të duhur për federim në prag të fillimit të sezonit të ri 2021-2022.

Gjithashtu dhe për ekipet e tjera që kanë Kampionatet Kombëtare dhe Kupat e Republikës përgjatë muajve Shtator – Dhjetor 2021.

Nga drejtori i Klubit u kërkua një relacion i hollësishëm mbi gjëndjen e ekipeve nga secili trajner, pjesëmarrjen në aktivitetet zyrtare për vitin 2021 dhe rezultatet përkatëse si dhe objektivat për sezonin e ri , relacion i cili pasi të përpunohet do të dorëzohet dhe në Drejtorinë përkatëse në Bashkinë Vlorë përpara hartimit të Projekt Buxhetit 2022.

U la detyrë për trajnerët që nuk kanë dorëzuar pranë Klubit dokumentacionin për kualifikimet personale si liçenca apo kategori, ti sjellin ato brenda këtij muaji për të bërë të mundur plotësimin me dokumentacion të saktë të dosjeve të disiplinave të tyre .

Në mbyllje të takimit u diskutua në lidhje me ligjin Nr. 79/2017 “PËR SPORTIN”, me ndryshimet dhe kushtet që duhet të plotësojmë për të marrë pjesë në aktivitet zyrtare të federatave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME