Nderim dhe vlerësim për figurën e Fadil Vokrit. Aktiviteti i realizuar në Prishtinë,me legjendat e futbollit kosovar, shqiptarëve të maqedonisë së Veriut dhe Flamurtarit të Vlorës, ka sjellë një risi për futbollin mbarë shqiptar,me një aktivitet që pritet të jetë tashmë i përvitshëm dhe të kthehet në tradicional në Prishtinë. Legjendat e futbollit vlonjat dhe atij shqiptar, të iniciuar në një aktivitet nga Vasil Ruci janë nisur drejt Prishtinës, për të nderuar dhe vlerësuar pikërisht Vokrin, atë që ka bërë të mundur që kosova sot të përfaqësohet edhe në Fifa e UEFA.
Një aktivitet i jashtëzakonshëm,i cilësuar si një kampionat veteranësh të pranishëm në Prishtinë,duke nisur fillimisht në një ceremoni përkujtimore tek memoriali dhe varri ku prehet trupi i pajetë i legjendës së futbollit kosovar dhe atij shqiptar Fadil Vokrri. Një kurorë apo një buqetë me lule,për të nderuar punën dhe gjithcka. Fadil Vokri kreu si president i Federatës Kosovare të Futbollit, por edhe në kohën kur si futbollist i Partizanit të Beogradit, luante në Vlorë kundër Flamurtarit, por cilësohej padyshim si ambasdori i futbollit kosovar dhe atij shqiptar në Serbi dhe më gjerë. Legjenda që nuk vdesin kurrë e ka cilësuar Fadil Vokrrin, kreu aktal i federatës së futbollit të kosovës Agim Ademi, ndaj nuk ka kërkuar një minutë heshtje, por duartrokitje për Vokrin, për të vijuar më pas me aktivitetin në stadiumin e Prishtinës që mban emrin Fadil Vokrri.
Homazhe në ditën që përkonte me ditëlindjen e legjendës janë bërë edhe nga drejtues të FFK, familjarët e tij, ish bashklojtarë, dashamirës të futbollit nga vënde të ndryshme si edhe ishte Paskal Papadopulos nga Greqia që ka qenë përkrahës i madh i ish presidentit Vokri, në rrugën drejt antarësimit në FIFA dhe UEFA. Një turne futbolli me veteranët e futbollit në Vlore, Kosove, Maqedoni e më gjerë, ka vijuar më pas në fushën e blertë, por përtej rezultatit, ajo që kishte më shumë rëndësi lidhet me nderimin dhe vlerësimin e figurës së Fadil Vokrrit.
Ndoshta sa për statistikë, këtë turne të parë e fituan veteranët e Shkëndijës së Tetovës, që mundën Flamurtarin e Vlorës dhe më pas Prishtinën, por surpriza ishte rezervuar nga legjendat e futbollit Vlonjat si Vasil Ruci e Kreshnik Cipi, duke i dorëzuar djalit të Fadil Vokrrit një foto të jashtëzakonshme, pikërisht një foto të Vokrrit e stadiumin Flamurtari të Vlorës, në kohën kur Flamurtari dhe Partizani i Beogradit ndesheshin në Vlorë, mes mjaft emocionesh nga djali i tij, deri në përlotje. Eshtë iniciator për një aktivitet të tillë, dhe Vasil Ruci dëshiron që të tilla aktivitete të jenë të shumta, duke konfirmuar se nga Kosovar pavarsisht se një aktivitet veteranësh ka shumë për të mësuar. Ndaj vlen që legjendat të përkujtohen gjithmonë. Turneu përkujtimor Fadil Vokri, pritet të kthehet tashmë në traditë. Në turneun e parë pjesmarrës ishin veteranët e Prishtinës, Flamurtarit të Vlorës, Llapit dhe Shkëndijës së Tetovës, duke synuar tashmë rikthimin në një aktivitet tradicional në përkujtim të legjendës Fadil Vokri.











