Categories Lajme

Ndërron jetë 33 vjeçari nga Vlora, i cili u plagos gjatë atentatit ndaj Edison Harizajt

Ndërron jetë në spital Genci Caci i cili u plagos gjatë atentatit ndaj Edison Harizajt, mbrëmë në Durrës. 33-vjeçari ka ndërruar jetë te Spitali i Traumës në Tiranë.

Atentati  që ndodhi mbrëmë në Durrës:

Mbrëmë u vra Edison Harizaj 39 vjeç dhe u plagos Genci Caci 33 vjeç. Viktima dhe i plagosuri u gjetën të qëlluar me armë brenda një automjeti Audi me targa AA867TX në lagjen Nr.13 të qytetit bregdetar.

Të dy janë me origjinë nga Vlora. Harizaj dhe Caci po udhëtonin me makinë nga Tirana drejt Kavajës kur u është bërë pritë dhe kanë rënë pre e një atentati tipik mafioz. Sipas dyshimeve të para të policisë, mendohet se autorët kanë qenë vrasës me pagesë.

Një makinë e djegur u gjet në Shën Vlash, që mendohet se u përket atentatorëve. Këta të fundit dyshohet që më pas kanë përdorur një tjetër automjet për t’u larguar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME