Categories Lajme

Ndërron jetë në moshën 50-vjeçare shkrimtari dhe publicisti, Albri Brahusha

Shkrimtari dhe publicisti, Albri Brahusha, ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familjarët e tij në rrjete sociale.

Mësohet se pak ditë më parë ai ishte prekur nga një virozë dhe është shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës.

Albri Brahusha lindi në Shkodër ne vitin 1973. Në vitin 1996 kreu studimet e larta për drejtësi në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Ai ka qenë jurist pranë Institucionit të prefektit në vitin 1997-1999, shef i zyrës juridike të prefekturës në vitin 2000, Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit te Politikave Rinore pranë Ministrisë së Kulturës nga viti 2000-2003.

Në vitin 2014 – 2015 emërohet përgjegjës i zyrës së programeve të zhvillimit pranë Drejtorisë Arsimore Shkodër.

Në fushën artistike ai është autor i librave, ndërkohë që është autor i veprave teatrale të vëna në skenën e Teatrit “Migjeni” : “Përrallat gënjejnë”, me regji te Serafin Fankos, “Vizita e fundit”, “Ishulli i Shitenit”, “Drejt perëndimit”,” Përtej kufijve të pushtetit”, “Eldorado”. Ai u vlerësua me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Së fundmi ishte kandidat për drejtor i teatrit Migjeni në konkursin publik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë

Moti i keq dhe deti me dallgë si dhe era e fuqishme bregdetare ka bërë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I vodhi çantën me një shumë parash një gruaje në rrugë, arrestohet 52-vjeçari në Elbasan

Një 52-vjeçar në Elbasan, pasi akuzohet për vjedhje. Pas hekruave ra shtetasi me inicialet G.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çfarë është skandali që çoi 33 vetë në masa arresti?

Përgjigja ishte e vonuar, por jo surprizë. Më shumë se një vit pas sekuestrimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

Me urdhër të Prokurorisë, pas atentatit në Rrilë të Lezhës, është ndaluar efektivi i policisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe…

LEXO ME SHUME