Categories Lajme

Ndërron jetë në moshën 60-vjeçare djali i liderit revolucionar “Che” Guevara, mbeti besnik i Fidel Kastros

Ndërron jetë Camilo Guevara March, djali 60-vjeçar i liderit revolucionar me origjinë argjentinase, Ernesto “Che” Guevara.

Zyrtarët në Kubë thanë se ai vdiq nga një atak në zemër të shkaktuar nga mpiksja e gjakut në mushkëri.

Camilo Guevara i kushtoi një pjesë të madhe të karrierës së tij dokumentimit të jetës së babait të tij, i cili luftoi përkrah Fidel Kastros në revolucionin kuban.

Ai kundërshtoi përdorimin e imazhit të babait të tij – i bërë i famshëm nga një fotografi e Alberto Kordës – për qëllime marketingu.

Camilo është një nga katër fëmijët që Che Guevara kishte me gruan e tij të dytë, Aleida March.

Ndërsa motra e tij më e madhe Aleida mori rolin si zëdhënëse e familjes, Camilo drejtoi Qendrën e Studimeve Che Guevara në kryeqytetin e Havanës.

Qendra, ku ruhen arkivat personale të Che Guevarës, promovon “jetën, punën dhe mendimin” e liderit revolucionar.

Zyrtarët kubanë thanë se Camilo Guevara vdiq gjatë një vizite në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas.

Presidenti kuban Miguel Díaz-Canel e nderoi atë në një postim në Tëitter, duke thënë se “me pikëllim të thellë, i themi lamtumirë Camilo-s, djalit të Che dhe promovuesit të ideve të tij”

I lindur në Argjentinë, Che Guevara pa dyshim u bë fytyra më e famshme e revolucionit kuban pasi iu bashkua vëllezërve Fidel dhe Raul Castro në luftën e tyre të suksesshme për të përmbysur qeverinë e Fulgencio Batista.

Camilo Guevara ishte i dyti nga katër fëmijët e lindur nga Che Guevara dhe “rebelja” e tij, Aleida March.

Ai ishte pesë vjeç kur babai i tij u qëllua për vdekje në Bolivi, ku kishte udhëtuar për të ngritur një grup gueril.

Ai studioi drejtësi, por kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij duke u kujdesur për dokumentet dhe reliket e lëna pas nga babai i tij.

Ndryshe nga disa nga të afërmit e ngushtë të Fidel Castros që u bënë kritikë të zëshëm të pasojave të revolucionit kuban, si motra e tij Juanita Castro dhe vajza e tij Alina Fernández, Camilo Guevara mbeti besnik ndaj vëllezërve Kastro./m.j

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME