Categories Lajme

Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare ikona e muzikës popullore shqiptare

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare mjeshtri i këngës popullore, Ismet Peja. Lajmin e trishtë e ka dhënë djali i tij Visar Peja, pëmes një postimi në rrjetet sociale. “JARAN nuk dijta ndryshe as nuk mujta ndryshe me lajmru largimin tend nga kjo jete…pusho i qete se per ne ke ngel i perjetshem…tfala i bon Mames Jaran”, shkruan ai. Ismet Peja ishte një ndër zërat më të suksesshëm të këngës kosovare dhe asaj shqiptare.

Thuajse tërë jetën e tij ai ia kushtoi këngës popullore, duke u bërë një nga mjeshtrat më të shquar të saj. I nderuar me çmime dhe dekorata për kontributin e tij si solist dhe si përfaqësues dinjitoz i ahengut gjakovar e më gjerë, deri edhe me jaret shkodrane. Ndër titujt, mirënjohjet dhe çmimet më të mëdha që iu atribuan këngëtarit legjendar Ismet Peja, vlerësimin më të lartë ia ka dhënë populli, të cilit i kushtoi edhe jeten e vet. Ai ka lindur më 27 Prill 1937, në Gjakovë, biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar.

Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë. Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME