Categories Lajme

Ndërron jetë në spital 55-vjeçari nga Fushë-Kruja, DETAJE

Sherri për drutë e zjarrit në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zgërdhesh të Krujës i kanë kushtuar jetën 55-vjeçarit Luan Hushi.

Sipas policisë Hushi ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës për shkak të plagëve që ka marrë në pjesën e barkut si pasojë e të shtënave.

Hushi u përfshi në një konflikt me bashkëfshatarin e tij Klodian Keqi gjatë paradites së të mërkurës. Pas debatit ky i fundit dyshohet se nxori armën tip kallashnikov duke qëlluar në drejtim të 55-vjeçarit.

Për pasojë ai mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore por nuk mundi të mbijetojë.

Tashmë policia ka nisur kërkimet për të bërë të mundur kapjen e autorit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Për të zbuluar vendndodhjen e tij policia ka ngritur edhe dronin shumë pranë zonës ku ndodhi ngjarja, kjo pasi dyshimet janë se ai fshihet në zonën e pyllëzuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME