Categories Lajme

Vlorë, burri gjuan me kallash në prani të fëmijëve pas debateve me gruan, arrestohet

Një 50-vjeçar në Vlorë është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka kërcënuar gruan me armë në sy të fëmijëve dhe ka qëlluar brenda banesës. Ai është kapur pas disa orësh ndjekje ndërkohë që policia ka konstatuar se ai e kishte fshehur armën e zjarrit në një vend me bimësi pranë banesës.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policies, Finalizohet operacioni policor i koduar “Kanina”.  Kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, duke gjuajtur brenda banesës, vihet në pranga 50-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov. Pas njoftimit për ngjarjen e djeshme në fshatin Kaninë, ku shtetasi V. A., pas një konflikti të çastit, kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, në prani të fëmijëve të mitur, gjuajti me armën e zjarrit brenda banesës dhe më pas u largua me shpejtësi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në kuadër të operacionit “Kanina”, pas disa orësh ndjekje, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë i mundur lokalizimi i shtetasit V. A., në fshatin Kaninë dhe falë ndërhyrjes me profesionalizëm, u bë neutralizimi i tij. Gjithashtu u sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, që ky shtetas i kishte fshehur në një vend me bimësi, në afërsi të banesës.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. A., 50 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME