Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë para pak minutash. Bëhet e ditur se një nga pjesëtarët e Maratonës Kombëtare të Notit të grupmoshave 10-80 vjeç ka ndërruar jetë. Mark Ademi, 72 vjeç nga Lezha ka përfunduar garën e tij në 500 metra dhe sapo ka dalë në breg është ndier keq
Në vend ka mbërritur ambulanca dhe e ka transportuar në spital por ka qenë tepër vonë për garuesin nga Lezha, i cili ka ndërruar jetë.