Categories Lajme

Ndërron jetë te Trauma 21 vjeçari Aldi Rama

Aldi Rama, 21 vjeçari që qëlloi për vdekje paraditen e djeshme efektivin e Antid rogës Saimir Hoxha, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës në Tiranë. I riu u soll në gjendje të rëndë nga Lezha, aty ku qëlloi veten me plumb në kokë duke mos pranuar t’i dorëzohet RENEAS.

Pas më shumë se 6 orë në arrati, i riu u zbulua nga Forcat Speciale dhe u rrethua nga toka dhe ajri në një kanal të zonës, në Vain, shkruan newsbomb.al. Edhe pse nuk është saktësuar ende, dyshohet se gjatë tentativës për t’u larguar, p istoleta Tokarev që Aldi Rama mbante me vete bëri qitje dhe ai mori një p lumb në kokë.

Pas disa minutash, Policia shkoi në vendin ku ai ishte fshehur dhe e gjeti të gjakosur. Në momentet e para u mendua se 21 vjeçari kishte ndërruar jetë por më vonë u thirr një autoambulancë dhe Rama u dërgua në spitalin e Lezhës.

Për shkak të gjendjes së rëndë, i riu u nis me urgjencë për në Spitalin e Traumës në Tiranë, i fashuar dhe me oksigjen. Mjekët thanë se shanset që Aldi Rama të jetonte ishin të pakta. Mëngjesin e sotëm bëhet me dije se ai ka mbyllur sytë përgjithmonë, duke mos i mbijetuar dot plagës që i shkaktoi vetes me armë zjarri. Kujtojmë se, paraditen e djeshme mbeti i vdekur polici 44 vjeçar i antidrogës në Lezhë, Saimir Hoxha. Ai u qëllua me dy plumba nga Aldi Rama, teksa po tentonte t’i bënte kontroll, shkruan newsbomb.al. Polici i vrarë po kthehej nga një operacion për asgjësimin e b imëve na rkotike bashkë me dy kolegë të tij. Kolegët po merreshin me dy shokët e 21 vjeçarit, ndërsa Saimir Hoxha me Aldi Ramën.

I riu bëri rezistencë dhe më pas nxori  p istoletën duke qëlluar dy herë drejt policit Saimir Hoxha. Ky i fundit mori një goditje në zemër dhe një në qafë, të cilat rezultuan fatale për babain e dy fëmijëve të mitur. 44 vjeçari u dërgua në spital por ndërroi jetë rrugës.

Për dy kolegët e tij ka nisur një hetim nga SHÇBA për veprimet që kanë ndërmarrë, ndërsa dy shokët e Aldi Ramës ndodhen aktualisht në Polici, edhe pse vet nuk kanë bërë rezistencë gjatë ndalimimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME