Categories Politike

“Ndërtimet në kanionin e Holtës do të bllokohen”, Balla jep garancinë pas kërkesës dorëzuar kryeministrit Rama

“Ndërtimi i HEC-eve në kanionin i Holtës do të bllokohet”. Kjo ka qenë garancia që ka dhënë sot nga Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ai u shpreh se 6 deputetë socialistë të qarkut Elbasan i kanë dërguar një kërkesë kryeministrit Rama për të pezulluar çdo ndërtim në në kanionin e Holtës në Gramsh, e konsideruar si një nga zonat më të bukura dhe një atraksion i veçantë turistik.

“Së bashku me 6 deputetët e tjerë të PS-së në Elbasan kemi marrë detyrat parlamentare për të kaluar shqetësimet në këtë komunitet nga të gjithë banorët e Bashkisë së Gramshit.

Kërkesa jonë do të merret në shqyrtim dhe të jeni të sigurtë që kryeministri Rama dhe ministrja Balluku do të marrin të gjitha vendimet për të pezulluar dhe më pas bllokuar çdo lloj ndërtimit që prish, dëmton një aset natyror dhe një atraksion të rëndësishëm turistik për një bashki si e Gramshit, që ka dy bukuri natyrore si Holta dhe Ujëvara e Sotirës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME