Categories Lajme

Ndërtimi i 500 banesave/ Ambasadori turk: Jemi në terren, në fazën e përcaktimit të hapësirave

Turqia është solidarizuar me vendin tonë duke ofruar ndërtimin e 500 banesave për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti priti sot në një takim Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri Murat Ahmet Yoruk ku në fokus të këtij takimi ishte procesi i rindërtimit të banesave për të prekurit nga tërmeti. Gjatë këtij takimi ministrja Margariti tha se, “ne po fillojmë të ecim shpejt për të krijuar idenë e skenarëve dhe mendojmë që kjo është e nevojshme. Ne do e çojmë përpara me përkushtimin të gjithë mbledhjen e informacionit dhe skenarëve të ndryshëm për rehabilitimin dhe për vendosjen e personave në një strehë të sigurt”.

“Nga vizitat që janë bërë në terren është diskutuar kryesisht për hapësirat të cilat janë pronë shtetërore dhe duam që kjo të kthehet në një mundësi zhvillimi sa më të shpejt dhe po fokusohemi tek ato hapësira që e lejojnë më shpejt ndërhyrjen’, tha Margariti. Ajo shprehu falenderime për suportin që po jepet nga ekspertët e huaj në këtë proces rindërtimi.

“Falënderoi dhe një herë për gjithë suportin që po na jepet sepse do kemi mbështetje dhe për aspekte të ndryshme teknike, profesionale apo aty ku do ketë nevojë për një studim më të thelluar gjeologjik gjithashtu dhe në aspekte teknike që lidhen më pas dhe me vazhdueshmërinë e projektit”, tha Margariti. “Me mbështetjen e ekspertëve të huaj pasi ne nuk kemi patur eksperiencë reale post tërmetit sidomos në planifikimin e rindërtimit besoj që dhe ne do ecim po njësoj shumë shpejt dhe të kemi përpara komitetit skenarët dhe propozimet e duhura që kjo gjë të finalizohet sepse njerëzit kanë nevojë për të patur sinjale shprese”, përfundoi Margariti.

Ambasadori Yoruk u shpreh se, “shteti i Turqisë ka përvoja në fatkeqësitë e tërmeteve dhe e dimë shumë mirë psikologjinë që krijohet në moment të tilla. Direkt pas tërmetit të 26 nëntorit pas udhëzimeve të Presidentit tonë gjithë institucionet e Turqisë janë mobilizuar  në këtë situatë. Pas kësaj fatkeqësie shumë institucione turke si Gjysmëhëna turke, TIKA direkt janë ulur në terren. Jemi mobilizuar për të ndihmuar popullin mik shqiptar me gjitha mundësitë që ne kemi”. “Javën e kaluar Presidenti ynë foli për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri. Direkt mbas udhëzimeve një ekip nga enti i banesave në Turqi erdhën në Shqipëri. Jemi në fazën ku kemi filluar të përcaktojmë hapësirat e mundshme ku mund të bëhen këto ndërtime”, tha Yoruk.

“Kryeministri Edi Rama këtë fundjavë do të zhvillojë një vizitë në Turqi dhe me shumë mundësi Presidenti ynë do bëj një takim me kryeministrin rreth kësaj teme. Ne do bëjmë të pamundurën që ta realizojmë këtë projekt sa më shpejt se e dimë që është shumë i rëndësishme në këtë moment strehimi i të prekurve nga tërmeti”, përfundoi ambasadori i Turqisë në Shqipëri Murat Ahmet Yoruk. /a.a/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME