Categories Lajme

Ndarja nga jeta e kryekomisar Hadarmetajt në Durrës/ PD kërkesë Ministrisë së Brendshme

Partia Demokratike i ka bërë kërkesë Ministrisë së Brendshme, lidhur me mosveprimin në godinën numër 4 të Kovaleshencës në Durrës, ku gjatë tërmetit të 26 nëntorit humbi jetën kryekomisari, Bajram Hajdarmetaj. Me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, PD i kërkon ministrit Sandër Lleshaj nëse Ministria e Brendëshme ka patur informacion zyrtar për gjendjen e godinës numër 4 pas tërmetit të 21 shtatorit, dhe pse nuk ëhstë ndërhyrë.

Ja kërkesa e PD:

Vdekja e kryekomisar Hajdarmetaj, PD kërkon informacion zyrtar edhe për mosveprimet kriminale të Qeverisë me Konvaleshencën në Durrës.

Pas kërkesës për informacion mbi mosveprimet lidhur me dy pallatet në Thumanë, ku humbën jetën 24 qytetarë, me anë të një kërkese zyrtare, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, i kërkon Edi Ramës dhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, informacion lidhur me verifikimet e kryera në Godinën Nr. 4 të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës, e cila u shkatërrua në tërmetin e datës 26 Nëntor dhe ku fatkeqësisht, humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmetaj.

Në mënyrë zyrtare, PD kërkon informacion lidhur me këto 4 çështje:

Pas tërmetit të datës 21 Shtator 2019, a ka kërkuar zyrtarisht dhe a ka kryer Ministria e Brendshme verifikimin e sigurisë dhe gjendjes së Godinës Nr. 4 të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion dokumentin zyrtar që e provon këtë. A është informuar ose raportuar pranë Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC) për gjendjen e kësaj godine?

A u verifikua Godina nr. 4 e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës pas tërmetit të 21 Shtatorit? Nëse po, kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata? Lutemi një kopje të aktit të konstatimit/verifikimit të hartuar dhe nënshkruar prej tyre.

A është vlerësuar nga drejtuesit e Godinës se nga konstatimet faktike, lidhur me dëmet e muraturës, objekti nuk mund të funksionojë në kushtet se si është në gjendjen aktuale, pasi muraturat e dëmtuara demonstrojnë rrezikshmëri të lartë? Nëse po, kush ka urdhëruar përdorimin e Godinës dhe mbi çfarë baze është bërë kjo? A është lajmëruar stafi për gjetjet e ekspertëve dhe për sigurinë e godinës? Nëse po, lutemi na vini në dispozicion kopje të akt njoftimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME