Categories Lajme

Ndërtimi i nënstacionit 110 kv Orikum dhe Himarë, qeveria vendos kompensimin e pronarëve

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ – Këshilli i Ministrave vendosi sot shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i nënstacionit 110 kv Orikum dhe nënstacionit 110 kv Himarë”. Qeveria vendosi që pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, për sipërfaqen 1 884.37 (një mijë e tetëqind e tetëdhjetë e katër pikë tridhjetë e shtatë) m² tokë arë, me shumën e përgjithshme 384 412 (treqind e tetëdhjetë e katër mijë e katërqind e dymbëdhjetë) lekë.”.

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST, sh.a.), Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Drejtoria Vendore Vlorë për zbatimin e këtij vendimi. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME