Categories Lajme

Studentët shqiptarë, mundësi studimi për 2 vite në SHBA dhe bursa për ekselentët

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ – “Për një hark kohor 1 ose 2 vite dhe në bazë të një procesi të hapur konkurrimi, studentët shqiptarë me potencialin më të lartë do të përfitojnë bursa në ndjekje të studimeve master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi sot gjatë seancës parlamentare ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini. Ajo shtoi se, “e mira e këtij memorandumi është që kandidatët të kthehen në Shqipëri për të paktën 2 vite pasi të përfundojnë programin, të sjellin gjithë eksperiencën që kanë marrë në SHBA dhe të kontribuojnë në sektorin privat dhe atë publik”.

Shahini theksoi se, “ky program ka nxitur marrëdhëniet dypalëshe që shtetet dhe qeveritë e tjera punojnë me SHBA për të vendosur prioritete për të formësuar programin dhe përmbushur nevojat e përbashkëta. Ky program sjell një kontribut shtesë dhe të padiskutueshëm edhe në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara te Amerikës dhe Shqipërisë”. “Duke marrë parasysh që SHBA është një partner strategjik i Republikës së Shqipërisë ky forcim i marrëdhënieve është një kontribut shtesë në gjithë këtë proces që kemi ndërtuar me ta dhe ju ftoj që ta votojmë projektligjin që aprovon memorandumin e mirëkuptimit”, përfundoi ministrja Shahini. /a.a/j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME