Categories Lajme

Ujësjellës Kanalizime Vlorë ndërhyrje në rrjet, për përmirësimin e furnizimit me ujë

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/- Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë vijon punën për riparimin e defekteve që shfaqen në rrjetin e ujësjellësit. Gjatë ditës së sotme UK Vlorë ndërhyri për riparimin e një avarie në rrjetin e furnizimit me ujë në zonën pranë Pallatit të Kulturës në “Skelë”. Ujësjellës Kanalizime Vlorë bën të ditur se “punimet u përqendruan për përmirësimin e shërbimit ndaj këtyre banorëve po shtohet një linjë e re”.

Ujësjellës Kanalizime nuk ka mundur ta përfundojë gjatë kësaj të mërkure këtë ndërhyrje për shkak të disa problemeve teknike, ndërsa duke kërkuar mirëkuptimin e banorëve, thekson se nga nesër do të nisë furnizimi normal me ujë. Po ashtu, në fokus të punës së kësaj ndërmarrje është edhe zbatimi me ritme i reformës së ujit, ku punonjësit e UK Vlorë kanë kryer kontrolle tek abonentët, për identifikimin dhe marrjen e masave për debitorët në zona të ndryshme të qytetit dhe në njësitë administrative, si dhe për vendosjen e matësave. /k.s/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME