Categories Sport

Ndeshja e parë e kampionatit, Kukësi kërkon ta kthejë në festë, njofton se do organizohet ceremoni

Kampionati për Kukësin nis të premten, me verilindorët që masin forcat në shtëpi me Tiranën. Skuadra e Skënder Gegës shpreson që ta kthejë në festë këtë ditë, duke marrë një fitore.Klubi ka njoftuar në rrjetet sociale se përveç sfidës, do ketë gjithashtu edhe një ceremoni festive.

“Ditën e premte nis zyrtarisht sezoni 2022-2023 dhe ndeshja Kukësi – Tirana e cila luhet në “Kukës Arena”, do të jetë ndeshja e parë sezonale, teksa topin e parë nga mesi i fushës do ta shkelmojë ish-futbollisti i ekipit tonë, Pëllumb Kërxhaliu.

Ish-kapiteni i Kukësit në vitet ’70-’80, Kërxhaliu do të jetë pjesë e ceremonisë hapëse të Superiores, teksa edhe FSHF ka planifikuar një ceremoni për fillimin e kampionatit.

Në këtë mënyrë, klubi i Kukësit fton të gjithë fëmijët e moshës 10-14 vjeç, që të jenë të pranishëm në stadium, duke nisur nga ora 14:00. Fëmijët do të jenë pjesë e ceremonisë hapëse dhe nga Federata, do të ketë dhurata simbolike për të gjithë fëmijët pjesëmarrës.  Prandaj, i bëjmë thirrje të gjithë prindërve që ditën e premte, të sjellin fëmijët e tyre në stadium, për të festuar së bashku fillimin e kampionatit” – Shkruan klubi.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME