Categories Sport

Ndeshje dramatike, Lacio përmbys Kaljarin në minutat shtesë

Ndeshje dramatike në Serinë A mes Kaljarit dhe Lacios. Skuadra e Thomas Strakoshës ka përmbysur vendasit me rezultatin 1-2. Të dy golat për të kaltërit u shënuan në minutat shtesë, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së Inzagit. Kaljari kaloi i pari në avantazh me anë të Simeones, falë një gjuajtje mjaft të bukur nga brenda zonës, duke mos i dhënë asnjë shans Strakoshës. Gardiani shqiptar ishte protagonist në fundin e e pjesës së parë, duke bërë 2 superpritje dhe duke mbajtur në lojë kryeqytetasit.

Në pjesën e dytë, Lacio u hodh në sulm, në kërkim të golit të avantazh, teksa duhet të shkonte minuta e 93-të, kur Luis Alberto të barazonte shifrat. Kur u mendua që sfida do të mbyllej në barazim, sulmues Caicedo, i befasoi të gjithë, teksa në minutën e 98-të, shënoi golin e fitores, duke ngjitur skuadrën e Inzagit në vend të 3-të, me vetëm 3 pikë diferencë nga vendi i parë. Sfidën e radhës Lacio do ta luajë në transfertë ndaj Breshas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME