Categories Lifestyle

Ndeshjet e futbollit mund të përmirësojnë zemrën tuaj

Shuplaka të dorës të djersitura, nervozë dhe përzierje janë disa nga simptomat që shkaktohen nga shikimi i futbollit.

Në një studim të fundit, të realizuar nga Universiteti i Leeds, ka konfirmuar se shikimi i futbollit ka një ndikim pozitiv në shëndet. Ata analizuan 25 fansa të ekipit futbollistik të Britanisë së Madhe ‘Leeds United’, në mesin e moshave 20-62 vjeçe, përgjatë tri lojëve kyçe në kompeticionin ‘Championship’. Këta tifozë u monitoruan fizikisht dhe psikologjikisht përgjatë lojëve, për t’ua përcjellur tre faktorë kyç – rrahjet e zemrës, shtypjen e gjakut dhe gjendjen emocionale.

Pjesëmarrësit vendosën matës të rrahjeve të zemrës përgjatë lojës, gjersa shtypja e gjakut u mat në intervale të ndryshme kohore. Mbështetësve poashtu iu realizuan anketa të gjendjeve emocionale dhe u intervistuan pas lojëve për analizë psikologjike.

Rezultatet gjetën se një rritje e rrahjeve të zemrës gjatë lojës çoi në stres pozitiv – i ngjashëm me atë që përjetohet përgjatë ushtrimeve të moderuara kardiovaskulare – duke vërtetuar se shikimi i futbollit në të vërtetë është i dobishëm për shëndetin e përgjithshëm. Kur Leeds fituan, secilit fans iu ul niveli i shtypjes së gjakut. Ndërkaq, në terma të impaktit psikologjik, secili pjesëmarrës kishte një gjendje emocionale pozitive përgjatë 24 orëve pas fitores së ekipit të zemrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME