Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Të dyja ishin me epiqendër në zonën e Devollit në fshatin Hoçisht. Tërmeti i parë ishte me magnitudë 3.2, ndërsa i dyti ishte me magnitudë 3 të shkallës Rihter. Nuk ka pasur raportime për të lënduar apo dëme në banesa. Kujtojmë se edhe pak ditë më parë po në Korçë u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 3,5 të shkallës Rihter.

