Categories Lajme

Ndihmoi 28-vjeçarin shqiptar të arratisej nga burgu italian natën e ndërrimit të viteve, arrestohet në Belgjikë i riu, po kthehej në Shqipëri

Arrestohet në Belgjikë bashkëpunëtori shqiptar i 28-vjeçarit Kristjan Mëhillit, i arratisur natën e ndërrimit të viteve nga burgu i Vercellit në veri të Italisë.
Sipas mediave belge shqiptari është arrestuar në aeroportin e Zaventem kur donte të hipte në një avion për në Shqipëri, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti nga autoritetet italiane. Tashmë ai është në pritje të ekstradimit në Itali.

28-vjeçari Mëhilli, u arratis mesnatën e 31 dhjetorit 2021 nga burgu me ndihmën e vëllait dhe dy personave të tjerë, të arrestuar tashmë. Bashkë me të tentoi të arratisej dhe shoku i qelisë, duke sharruar hekurat e dritares së qelisë në katin e katërt, por vetëm 28-vjeçari arriti të arratisej. Pasi gjatë tentativës, shoku i tij i qelisë u rrëzua dhe pësoi disa dëmtime, çka çoi në kapjen e tij nga gardianët e burgut.

Mëhilli u kap më pas më 10 shkurt në Holandë. Bashkëpunëtori i katërt i Mëhillit, i arrestuar në aeroportin belg, është një 29-vjeçar shqiptar me banim në Itali dhe i njohur në polici për vjedhje. 29-vjeçari thuhet se ka blerë makinën me të cilën u arratis Mëhilli dhe gjithashtu ka ndihmuar në thyerjen e portave të jashtme të burgut.

Mëhilli u arrestua në maj të 2019-s nga karabinierët e Casale Monferrato, së bashku me tre shqiptarë të tjerë. Ai ishte pjesë e bandës që kryente grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Kam 3 muaj që lus menderen e atyre”, Erion Braçe akuzon bashkinë e Tiranës për rrugët copë-copë në Selitë (VIDEO)

Erion Braçe reagoi ashpër për gjendjen e rrugëve në lagjen Selitë e Tiranës, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunimi barbar i ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qarkun e Lezhës mbrëmë, ku ish-kryetari i PD-së në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME