Categories Sport

Ndizet Barcelona-Real për yllin e Napolit, ja oferta marramendëse!

Për momentin, në botë janë vetëm dy mbrojtës që kanë një vlerë e cila i kalon 100 mln eurot. Bëhet fjalë për goditjen e rëndësishme të Liverpool, Van Dijk (i blerë 86 milionë euro) gjatë merkatos së verës, por sidomos edhe kolona e Napolit në prapavijë: Koulibaly.  Pikërisht senegalezi është bërë objekt dëshirash për shumë klube të mëdha në Europë dhe mes tyre nuk mund të mungonte Barcellona. Sipas “Il Mattino”, e përditshmja napoletane, oferta që katalanasit kanë vendosur në tavolinë për kartonin e mbrojtësit afrikan është e barabartë me 120 mln euro.

Një shifër që, nëse vërtetohet, do të dridhte jo pak De Laurentis, i cili me ato para do të mund të investonte edhe për 2 vite të tjera te Napoli, me siguri dhe garanci, me futbollistë të nivelit. Por, sipas medieve spanjolle, Barcellona nuk është e vetmja, pasi edhe Real Madridi është futur në garë. Kujtojmë që Napoli e bleu Koulibaly vetëm 8 mln euro nga Genku në Belgjikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME