Categories Lifestyle

Ndjeheni vazhdimisht të lodhur? Ja arsyeja

Çfarë e shkakton gjumin e tepërt?
Të flesh më tepër seç duhet ka ndikim negativ në shëndetin dhe jetën e njeriut, prandaj është e rëndësishme të kuptoni dhe zbuloni arsyet pse ju ndjeni lodhje të vazhdueshme, e cila sjell më pas gjumë të tepërt. “Bright Side” shfaq arsyet pse ndodhe lodhja e vazhdueshme:

Anemia
Anemia është sëmundja e mungesës së hekurit në gjak, duke shkaktuar lodhje dhe dobësi.

Diabeti
Diabeti shkaktohet kur insulina e prodhuar në trupin tuaj nuk është në sasinë e duhur. Më pas kjo sjell rritjen e sasisë së sheqerit në gjak.

Hipertiroidet
Problemet me tiroidet nisin kur ato nuk prodhojnë sasinë e duhur të hormoneve. Këto hormone janë përgjegjëse për energjinë dhe funksionin e trupit.

Sëmundja e Alzaimer
Gjumi i tepërt shkakton disa akumulime beta-amiloide. Këto akumulime janë shenjat e para të Alzaimer.

Sëmundja e këmbëve
Kjo sëmundje ka të bëjë me lëvizjen e pakontrolluar të këmbëve gjatë gjumit. Kjo shkakton prishjen e regjimit të gjumit, duke sjellë më pas dobësi trupore.

Apnea e gjumit
Apnea e gjumit ka të bëjë me bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes ndërkohë që ju flini, duke ju prishur gjumin dhe duke sjellë më pas lodhje.

Sindroma e lodhjes kronike
Nëse ju ndjeni lodhje të vazhdueshme për rreth 3 ose 4 muaj, atëherë ka gjasa që ju të vuani nga sindroma e lodhjes kronike. Kjo sëmundje mund të shkaktohet kur ju keni përjetuar ndonjë eksperiencë traumatike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME