Categories Showbiz

“Ndjej neveri nga vetja”

Një aksident tragjik rrezikon ta lerë gjithë jetën në karrige me rrota një vajzë të re, ndërsa si pasojë e dëmtimeve të marra ajo thotë se ka neveri nga vetja.

30-vjeçarja Evgenia Smetanina, dikur pjesë e kompeticioneve të bukuri në Rusi, pësoi vdekje klinike pasi automjeti në të cilin ajo ishte pasagjere u përplas kokë më kokë me një kamion. Ajo pësoi dëmtime në shtyllë kurrizore, dëmtime në kokë, fytyrë dhe mushkëri, fraktura në krahë e këmbë të thyer.

Ngjarja e rëndë ndodhi më shumë se një muaj më parë dhe 30-vjeçarja është në gjendje të lëvizë vetëm njërën dorë. Në një postim në rrjetet sociale, Evgenia shkruajti se kishte frikë që do të mbetej tërë jetën e paralizuar dhe se ndjente neveri kur shihte veten.

“Përplasja kokë më kokë me kamionin ishte gjëja e fundit që pashë. Vdekja ishte e shpejtë, ndjeva dhimbje vetëm për 15 sekonda. Më pas njerëz të panjohur nxorën trupin tim nga mjeti i shkatërruar. Ata menduan se kisha vdekur. Kam qëndruar e shtrirë përtokë për rreth 40 minuta. Më pas më dërguan me urgjencë në kujdes intensiv, ku më shpëtuan jetën. U desh shumë kohë që të rifitoja ndjenjat. Gjendja ime është e rëndë. Kam një tub në mushkëri dhe i trupi është i thyer”, shkruajti 30-vjeçarja./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME