Shumë ish- konkurrentë të “Për’puthen” kanë bërë këngë dhe këtë “fenomen” e ka kritikuar shpesh herë Sindi. Kjo e fundit e cila është studente në muzikë, vazhdimisht është tallur me këngët duke bërë thirrje ironike se vetëm ajo nuk e ka marrë këtë vendim. Por duket se shakaja nuk do ndalet.
Së fundmi një ndjekës e ka pyetur nëse dhe ajo do bëjë këngë, pyetjes që Sindi i është përgjigjur po me pyetje. Ajo pyet ndjekësit e saj nëse duhet ta marrë përsipër këtë projekt apo jo.