Categories Kuriozitete

Ndodh edhe kështu! Ikën energjia elektrike, mjekët kryejnë operacionin me dritën e telefonit

Në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë ditës së sotme është shkëputur energjia elektrike. Mësohet se një pjesë e mjekëve kanë qenë në sallën e operacionit pas këtij episodi, ndërsa kanë vijuar me punën duke ndriçuar sallën me dritën e telefonit.

Ky fakt është bërë i ditur nga ortopedi Sami Delijaj, i cili tha për Express se ndërprerja e dritave ka ndodhur rreth orës 09:30. Ai ka treguar se përkundër ndërprerjes së rrymës, ai bashkë me mjekët e tjerë kanë vazhduar operacionin, i cili ka rezultuar me sukses.

“Unë kam qenë sot në sallë të operimit. Rreth orës 09:30 është ndërprerë energjia elektrike. Ne nuk kemi pas ndonjë problem, e kemi pas nën kontroll gjendjen. Nuk është mirë të ndalet energjia, por ne e kemi kryer operacionin me sukses”, -ka thënë ai. Ky nuk është rasti i vetëm kur është ndalur energjia elektrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Delijaj ka thënë se raste të tilla kanë pasur edhe raste të tjera, por që nuk kanë qenë të shpeshta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME