Categories Lajme

Ndodh edhe kjo! 27-vjeçarja hipën në autobuzin e gabuar, përfundoi në Gjermani

Një situatë e pazakontë ka ndodhur me një 27-vjeçare nga Kosova. Ajo ka treguar se pas një vizite tek xhaxhai në Kroaci, është nisur për në Kosovë, ose të paktën ajo ashtu ka menduar. E reja rrëfen se ka ngatërruar autobuzin dhe ka përfunduar në Berlin të Gjermanisë. Për pasojë, e reja është kapur nga Policia Federale e Gjermanisë e dyshuar për qëndrim ilegal në Aeroportin e Munihut. Gjatë kontrollimit të pasaportës me rastin e fluturimit në drejtim të Prishtinës, zyrtarët zbuluan se ajo kishte me vete pasaportë dhe vizë legale, por vizës i kishte dalë afati dher nuk vlente për Zonën e Shengenit.

Gjatë marrjes në pyetje ajo ka deklaruar se nuk ka shkelur ligjin por i ka ndodhur një ngjarje e pakëndshme. Pas vizitës turistike te xhaxhai në Kroaci, kosovarja ka hipur gabimisht në një autobus tjetër dhe jo në atë që do ta çonte në Prishtinë, siç kishte planifkuar. Kështu, autobusi “i gabuar” e ka sjellë atë në anën krejtësisht të kundërt, në Berlin. Por 27 vjeçarja nuk ka dhënë përgjigje se si ka mundur të siguronte biletën e aeroplanit dhe përse një hotel në Hanover e ka vërtetuar qëndrimin pesë ditësh të saj në atë qytet. Për këtë arsye Policia Federale ka inicuar ndaj saj një procedurë penale, i ka marrë 100 euro si kaucion dhe e ka kthyer në Kosovë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME