Categories Lajme

Ndodh edhe kjo! Bashkia e Skraparit hap tender për drekën në nder të Pëllumb Piperos

Pak javë më parë bashkia e Skraparit i akordoi titullin “Qytetar Nderi” mjekut të njohur infeksionist ,i cili pati një rol të rëndësishëm gjatë pandemisë. Ndërkohë veç titullit të nderimit, bashkia e Skraparit ka vendosur që të hapë një tender për organizimin e një dreke me rastin e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” mjekut Pëllumb Pipero.

Për këtë arsye, Bashkia ka shpallur ftesën për ofertë për të gjithë të interesuarit. Tenderi do të zhvillohet më 11.06.2020, në orën 10:30. Dreka do të ketë 60 të ftuar, ndërsa menuja parashikon tre pjata kryesore, pije dhe fruta.

Fondi limit i parashikuar nuk bëhet me dije, sikundër nuk dihet nëse në drekë do të jetë edhe vetë mjeku apo është thjesht për t’u kënaqur anëtarët e Këshillit Bashkiak Skrapar me stafin e bashkisë. Mjeku Pipero u shpall Qytetar Nderi i Skraparit në fund të muajit maj. Me propozim të kryetarit të Bashkisë Skrapar, Adriatik Mema, këshilli i bashkisë ia dha këtë titull më 28 maj.

Titulli u dha me motivacionin “Për veprimtari të shquar profesionale dhe akademike gjatë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive, si dhe për kontributin e çmuar profesional dhe publik ne përballimin e situatës së pandemisë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME