Categories Lajme

Ndodh në Athinë/ Shqiptari i heq prizën e respiratorit 76-vjeçarit grek

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur  në spitalin e Kryqit të Kuq në Athinë. Një 60-vjeçar me origjinë shqiptare, ka pranuar se ka hequr prizën e respiratorit që mbante në jetë një 76-vjeçar grek i cili ndodhej në gjendje të rëndë i prekur me Covid 19.

Si pasojë e heqjes së prizës,76-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa autoritetet thonë se gjatë orëve në vazhdim  do të vendosë nën arrest 60-vjeçarin shqiptar, ç’ka deri tani nuk është bërë e mundur, pasi ai  është i infektuar  me Covid 19 dhe duhet të mbahet në spital.

Ndërkohë, prokuroria njoftoi se nisi një hetim lidhur me ngjarjen, ndërsa i pyetur prej agjentëve, të cilët e intervistuan autorin të veshur me pajisje të posaçme, 60-vjeçari deklaroi se e bezdiste zhurma e pajisjes dhe  se ishte ankuar pranë stafit mjekësor, por askush nuk  kishte bërë asgjë sipas tij.

Mësohet se 60-vjeçari ishte shtruar në pavion të mbështetjes intensive, por pa qënë i lidhur me aparatura dhe atij nuk i jepej oksisgjen. Ngjarja ka shokuar opinionin vendas, ndërsa policia thotë se do të verifikojë të shkuarën e tij penale,ndërsa i ndjeri do të ekzaminohet edhe prej psikologëve për të zbardhur tërësisht ngjarjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME