Categories Politike

Rama: Do hapim garën për aeroportin e Sarandës

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Gjirokastër në një takim elektoral në kuadër të fushatës, ndërsa bisedën me disa të rinj e cilësoi si “atmosferë fantastike”. Kreu i shumicës socialiste u kërkoi të rinjve që t’i besojnë dhe votojnë PS-në për një tjetër mandat.

“Këtu zgjedhja është shumë e qartë, do të vazhdojmë përpara apo do të ndalojmë. Ne nuk mund të ndalojmë dhe nuk mund ta bëjmë atë gabim që shqiptarët e kanë bërë herë pas herë në historinë e tyre, që janë tërhequr nga sirenat joshëse që i kanë bërë ta paguajnë shtrenjtë koston”.

Edi Rama u tregoi të rinjve edhe planin për arsimin. “Cfarë ka më pak Gjirokastra se Janina, as më pak këtu dhe më shumë atje. Duhet të krijojmë sinergji me universitetin e Janinës. Pa pasur nevojë të ikin jashtë shtetit, por ti marrin këtu ato diploma”.

Kryeministri shpalosi planin për hapjen e vendeve të punës nga aeroportet te portet. “Ne kemi një vizion për 2030 dhe besojmë se Shqipëria mund të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm, por edhe në energji. Po kështu aeroportet dhe portet që janë të gjitha në proces. Për pak ditë hapim aeroportin e Kukësit, ndërkombëtar. Firmosim kontratën për aeroportin e Vlorës do të hapim garën për aeroportin e Sarandës. Dhe të gjitha këto do të krijojnë të gjithë atë zinxhir hallkash të munguar që pastaj do të kthehen në ekonomi për më shumë vende pune” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME