Categories Lajme

Ndodh në Zvicër, qytetari ndahet nga jeta pasi bën vaksinën ndaj covid

Një zviceran, i cili ishte ndër të parët në vend që u vaksinua me një vaksinë kundër COVID-19 ka ndërruar jetë më vonë. Kështu kanë thënë të mërkurën zyrtarë në kantonin e Lucernit, megjithëse ata nuk treguan nëse vdekja kishte lidhje me vaksinimin, shkruan Reuters.

“Ne jemi të vetëdijshëm për rastin”, tha një zëdhënës, duke shtuar se çështja i ishte referuar rregullatorit zviceran të ilaçeve Swissmedic. Kantoni nuk dha as detaje për ngjarjen, as për kohën që kaloi midis kur personi mori vaksinën dhe kur ndodhi vdekja.

Lucerni ishte vendi i vaksinimeve të para në Zvicër duke filluar javën e kaluar, me një vaksinë nga Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech,  të dhënë kryesisht për të moshuarit. Zvicra ka marrë 107,000 doza vaksine, deri më tani, dhe pret që të marrë 250,000 të tjera në muaj duke filluar nga viti i ardhshëm. Reuters shkruan se Swissmedic nuk ka bërë ndonjë koment deri më tani dhe se deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje nga Pfizer. Vaksina e Pfizer dhe BioNTech është e vetmja vaksinë e aprovuar, deri më tani, në Zvicër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME