Categories Lajme

Shkarkimi i mjekut Ilir Allkja, sindikata e bluzave të bardha paralajmëron protestë para QSUT

Sindikata e bluzave të bardha ka paralajmëruar se nesër do të protestojë në orën 10:00 para spitalit nr.1 në QSUT për shkarkimin e mjekut Ilir Allkja nga drejtori Enkelejd Joti.  Me anë të një njoftimi në Facebook, Erion Dasho bën me dije se qëllimi i protestës është kthimi i menjëhershëm në punë i mjekut Allkja. “Sapo u njoftova për një protestë të sindikatës së bluzave të bardha nesër në datë 31.12.2020, ora 10.00 para spitalit Nr. 1 në QSUT! Protesta ka si motiv kërkesën për anullimin e urdhërit të klarinetistit të QSUT-së dhe kthimin e menjëhershëm në punë të Dr.Ilir Allkja.

Kolegët protestues mirëpresin solidarizimin nga bluza të bardha jashtë QSUT-së dhe qytetarët!”, shkroi Dasho. Në dokumentin e firmosur nga Enkelejd Joti thuhet se Ilir Allkja u pushua për shkak të shkeljes së etikës në punë. Prej fillimit të pandemisë, mjeku Allkja në jo pak raste është bërë zëri i dhjetra denoncimeve, për shkak të kushteve ku janë të detyruar të punojnë stafet mjekësore, ku në nisje të pandemisë mungonin dhe elementët bazë të mbrojtjes nga Covid 19. Sipas vendimit të QSUT-së, çdo punonjës i këtij institucioni nuk duhet të bëjë në publik komente të papërshtatshme të tilla si vërejtje mbi politikën apo programe të Institucionit, deklarata apo opinone personale që mund të interpretohen su zyrtare, sulme kundër administratës apo punonjësve të tjerë të institucionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME