Categories Showbiz

Ndoqi strategjitë e tij dhe triumfoi, Luiz Ejlli takon fituesin e ‘Big Brother Kanada’. Kevin Jacobs: Një Instastory për të më bëri të njoh shqiptarët. Ja pse e mbështeta

Gjatë një koncerti në Toronto, Luiz Ejlli ka takuar Kevin Jacobs, fituesin e Big Brother Kanada Kevin Jacobs, strategjitë e të cilin e ka ndjekur gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë vip ku dhe fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Ka qenë Jacobs që ka ndarë foton foton me Luizin ku ka treguar arsyet pse e ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë, ndërsa ka treguar dhe historinë sesi një story në Instagram bëri që të njohë shqiptarë nga 20 vende të botës dhe gjithashtu historinë e Shqipërisë.

Ai shkruan se Shqipëria nuk është ashtu siç e përshkruajnë mediat në Amerikën e Veriut, dhe thekson se do ta avokojë për turizmin shqiptar.

Postimi:

Jam shumë i lumtur që Luiz Ejlli arriti të shkojë në Kanada për të performuar. Ai nuk e ka idenë se sa argëtim më solli. Në Mars 2023, mora një sërë DM që thoshin se duhet t’i kushtoja vëmendje Big Brother-it Shqiptar. Një gjë çoi në një tjetër dhe bëra një story duke mësbhtetur Luizin.

Nuk e dija që kur bëja atë story, një tufë shqiptarësh, nga Shqipëria dhe nga e gjithë bota, do të më gjenin dhe do të thoshin se vlerësonin diçka të vogël sa një story në Insta. Unë bëra Big Brother Kanada për dashurinë e lojës dhe asgjë tjetër. Kështu që unë e ndoqa këtë sezon për shkak të dashurisë sime për televizionin e realitetit të konkurrencës dhe e mbështeta Luizin për shkak të strategjisë së tij argëtuese, ndërsa përpiqesha maksimalisht të vazhdoja me dhjetëra mijëra email dhe DM. Më e rëndësishmja, njoha kaq shumë shqiptarë, në Kanada dhe në rreth 20 vende të tjera.

Nuk dija pothuajse asgjë për Shqipërinë, por ngadalë mësova për një vend të mrekullueshëm dhe një popull të mahnitshëm që shpesh përshkruheshin keq në mediat e Amerikës së Veriut. Vizitova zyrën e ambasadorit në Otava dhe mësova për historinë e Shqipërisë në Kanada. Mësova për shkrimtarët e mëdhenj Ismaïl Kadare dhe Naim Frashëri. Dhe takova njerëz të mrekullueshëm këtu në Toronto, si Ruki Kondaj, një avokat që ka punuar për të ruajtur frymën e Shqipërisë në Kanada.

I uroj Luizit gjithë të mirat dhe shpresoj që vitet e ardhshme t’i sjellin atij gëzim dhe sukses të vazhdueshëm.

Ky shënon fundin e një kapitulli argëtues me shumë mësime të nxjerra. Unë do të vazhdoj të avokoj për turizmin shqiptar dhe për shqiptarët në Kanada. E vetmja gjë që mbetet për të bërë është të vizitoni një ditë plazhet që duken të pabesueshme”, ka shkruar ai.

Në postimin e tij, Luizi ka bërë një koment, ku shkruan: “Faleminderit Kaevin, për gjithçka që ke bërë për mua. Të uroj gjithë të mirat dhe dua që ta dish që nëse të duhet diçka ndonjë ditë, mos harro që ke një mik në Shqipëri”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME