Lumi që përshkon fshatin Vidhishtë në Kuman të Roskovecit është kthyer në një shqetësim për banorët. Në të shkarkohen ujërat e zeza të fshatit, hidhen mbetjet por ndotjes i shtohen edhe mbeturinat e fabrikave të përpunimit të ullirit, të cilat depozitohen në shtratin e lumit. Banorët thonë se ka të paktën një vit që bashkia nuk ka marrë masa për pastrimin e tij edhe pse pranojnë se një ndër ndotësit kryesor janë ata vetë.
Banore: “Të gjitha mbeturinat aty hidhen.”
Për t`i dhënë zgjidhje këtë shqetësimi të përditshëm ata bëjnë thirrje për ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Në fshatin Vidhishtë jetojnë rreth 400 familje. Banorët u duhet të përballen cdo ditë me ndotjen dhe aromën e rëndë ndërsa i frikësohen edhe përhapjes së infeksioneve.