Categories Lajme

Shengeni Ballkanik/ Albin Kurti: Më ngjan më shumë si një ide, sesa një projekt

Këtë të shtunë, nisi në Tiranë samiti i Paqes së Europës Juglindore. Në nisje të këtij samiti foli kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai deklaroi se edhe pse në Tiranë është mysafir ndjehet si në shtëpi. Samite të tilla, sipas tij, i bëjnë bashkë njerëzit.

Kurti bëri thirrje që të rrëzohen muret e vogla që ndajnë njerëzit me qëllim që të përparojmë.

Ai foli edhe për të ashtuquajturin Shengeni Ballkanik. “Pres që ta shoh një tekst që të shoh saktësisht se cfarë nënkupton ai. Më ngjan më shumë si një ide, sesa një projekt. Diskutuam për cështjet dhe temat që do të bashkëpunojmë”, u shpreh Kurti. Kurti i është përgjigjur interesit të medias lidhur me takimin e mbrëmshëm në kryeministri me Edi Ramën: “Me Ramën diskutuam për shumë çështje. Duam të ndëtojmë sa më shumë ura bashkëpunimi. Nuk duhet të kemi vetëm mbledhje qeverie por dhe zbatim të marrëveshjes”.

“Edhe unë jam sot këtu po si ju mysafir në këtë samit të paqes mirëpo ndihem si në shtëpi dhe në Tiranë, porsi në Prishtinë prandaj mirë se keni ardhur dhe mirë se e gjejmë njëri-tjetrin në këtë takim shumë të rëndësishëm. Them takim të rëndësishëm se këtu njerëzit edhe bëhen bashkë dhe e bëjnë këtë për paqe. Bashkimi për paqe është kushti për paqe dhe më tej mundëson që të qëndrojnë popujt. Samite të tilla që bëjnë bashkë njerëzit janë tepër ë vlefshme për të ardhmen. Kjo është detyra jonë kryesore, që sa më shumë të mundemi, kur të mundemi ti bëjmë njerëzit bashkë, ti ndajmë vlerat e përbashkëta duke kuptuar që angazhimi për paqen edhe ua mundëson dhe iu garanton përparimin. Në vend të një muri të madh kemi shumë mure të vegjël që na ndajnë. Paqja është amanet dhe ideal i brezave që u sakrifikuan për të. Përveç fqinjësisë së mirë që vendet e Ballkanit kanë nevojë përveç integrimit në BE sepse Ballkani Perëndimore dhe BE janë të rëndësishëm për njëri tjetrin, ne duhet të luftojmë varfërinë, pabarazinë dhe padrejtësinë”, tha kryeministri i ardhëm i Kosovës, Albin Kurti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME