Categories Lajme

Ndotja e lumit Gjanica, pranga punonjësit të kompanisë private në Fier, dy të proceduar

Fier– U kap në flagrancë nga Policia, duke ndotur ujërat e lumit Gjanica, pasi po shkarkonte mbetje të hidrokarbureve, vihet në pranga 1 punonjës i një tjetër kompanie private.

Procedohen penalisht administratori i kësaj kompanie dhe përgjegjësi i sektorit të pastrimit në këtë kompani.

Një ditë më parë, nisi procedimi penal edhe për 3 punonjës të dy kompanive të tjera, pasi ndotën ujërat e lumit Gjanica, duke shkarkuar mbetje të hidrokarbureve.

Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një tjetër kompani me aktivitet në përpunimin e hidrokarbureve, shkarkonte mbetje në lumë, shërbimet e Policisë kanë shkuar  në vendin e quajtur “Ish-UPN”, Fier, ku kanë kapur në flagrancë shtetasin Gj. P. (punonjës i sektorit të pastrimit të kompanisë) duke shkarkuar mbetjet e hidrokarbureve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, dhe në përfundim të tyre arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. P., 52 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-Sh. G., 64 vjeç, administrator i kompanisë private dhe M. B., 65 vjeç, përgjegjës i sektorit të pastrimit në këtë kompani.

Këta shtetas, nëpërmjet aktivitetit të tyre në fushën e hidrokarbureve, kanë ndotur ujërat e lumit Gjanica, pasi kanë shkarkuar aty, mbetjet e këtyre lëndëve, duke shkaktuar prishjen e sistemit ekologjik të lumit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME