Categories Lajme

Ndryshime në ambasadën Britanike në Tiranë, ja kush do të jetë ambasadori i ri

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman, ka njoftuar në llogarinë e tij personale në Twitter, se në shtator të vitit 2021, ai do të zëvendësohet nga një tjetër ambasador, Alastair King-Smith. Norman do të largohet në një tjetër detyrë diplomatike. Ai bën me dije se ambasadori i ri, aktualisht po mëson shqip. “Zoti Alastair King-Smith, është emëruar Ambasador i Madhërisë së saj, në Republikën e Shqipërisë, duke pasuar Zotin Duncan Norman MBE, i cili do të transferohet në një tjetër detyrë në Shërbimin Deplomatik. Zoti King-Smith do të marrë detyrën në Shtator 2021“, shkruhet në njoftimin e qeverisë britanike.

Në faqen zyrtare të qeverisë, është publikuar gjithashtu jetëshkrimi i ambasadorit të ri, King-Smith, i cili ka qenë i emëruar në poste të ndryshme në Tel Aviv, Nairobi, Tripoli, Islamabad. Ajo që bie në sy është fakti se King-Smith, ka qenë zëvendës drejtues në Departamentin e Politikave Multilaterale, në Fushatën Botërore për Lirinë e Medias, në Ministrinë e Jashtme dhe të Commonwealth-it, çka e bën atë një ekspert në lirinë e medias. Me gjasë ai do të jetë shumë i zënë me këtë temë në Shqipëri, ku liria e medias ka pësuar rënie dhe përkeqësim të ndjeshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME