Categories Lajme

Ndryshimet në ligjin për komunikimet elektronike

Në mesin e debatit për ndryshimet e ligjit për komunikimet elektronike, si pjesë e paketës antishpifje të hartuar nga qeveria, Klotilda Bushka, deputete e Komisionit të Ligjeve, thotë se si referencë janë marrë parashikimet ligjore në ligjin aktual për mediat audiovizive.

Megjithatë, në një intervistë për Tv Klan ajo deklaron se po punohet që ditën e hënë në Kuvend draftet të kenë amendime të reja. Amendimet prekin nenet më të debatueshme nga shoqatat e mediave.

Një nga propozimet e reja është që masa e gjobave të cilat janë të parashikuara në draftin aktual, të jenë proporcionale me buxhetin e televizioneve dhe portaleve që shkelin ligjin.

Po ashtu, pas këmbënguljes edhe të OSBE, në draftin final do të jetë e specifikuar qartë që gjobat që vendosen nga AMA të jenë të ankimueshme në Gjykate.

Një tjetër shqetësim i shoqërisë civile dhe mediave është dhe fakti se Këshilli i Ankesave mund të përdoret politikisht për të luftuar media të caktuara. Për të hequr çdo dyshim, edhe pse Bushka thotë se AMA është një autoritet i pavarur edhe për shkak të formulës së përbërjes së saj, propozohet që anëtarët e këtij këshilli të përzgjidhen me konkurs dhe jo të emërohen.

Parashikimi ligjor që gjobat e vendosur nga AMA janë tituj ekzekutiv dhe duhet të ekzekutohen menjëherë pa pritur të flasë gjykata me vendim të formës së prerë, është një tjetër nen që kundërshtohet. Por për këtë mazhoranca ende nuk ka marrë një vendim për ta ndryshuar. Gjithsesi, burime zyrtare nga grupi socialist pohojnë se nëse do të ndryshohet, atëherë kjo do të vlejë jo vetëm për portalet, por dhe për televizionet dhe radiot, për të cilat kjo procedurë po ndiqet aktualisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME