FSHF gjen konsensusin me klubet
Futbolli duhet të ecë me këmbët e veta por mbi baza ligjore. Federata mblodhi klubet e Superligës për t’i bërë bashkë në rrugëtimin, ndoshta më seriozin, sa i përket financimeve në sport dhe menaxhimit te klubeve sipas standardeve te kërkuara nga UEFA.
“Takimi i sotëm të bëjmë më shumë në kushtet që jemi insistojmë për ligjin e presim nga qeveria”, tha Presidenti i FSHF Armand Duka.
Vetë Presidentët e klubeve duken më optimistë se kurrë në këtë sipërmarrje për t’i kërkuar qeverisë ligjin për sportet dhe kryesisht pjesën që prek financimin e klubeve.
Në muajin Mars klubet e futbollit por edhe Federatat e tjera morën premtimin nga Kryeministri për ligjin e ri të sportit.Tv Klan
