Categories Lajme

Ndryshojnë gjobat për biznesin, 50 deri në 150 mijë lekë për mallrat pa faturë

Ministria e Financave ka parashikuar ndryshim të sistemit të gjobave për biznesin për vitin e ardhshëm. Këto ndryshime janë bërë në kuadër të procesit të fiskalizimit dhe parashikojnë gjoba  që variojnë nga 50 mijë lekë deri në 150 mijë lekë për tatimin thjeshtuar mbi fitimin   bizneset që nuk bëhen pjesë e këtij sistemi.

Bizneset që nuk do të shoqërojnë mallin me faturën përkatëse do të gjobiten nga 50 mijë deri në 150 mijë lekë. Struktura e re e ndëshkimeve është parashikuar në ndryshimet e paketës fiskale e cila pas shqyrtimit në qeveri do të paraqitet për votim në parlament. Sipas ligjit aktual, gjoba shkon deri në 100 për qind të tatimit të padeklaruar të mallit, por duket se edhe në këto raste ka pasur abuzime ndaj  dhe është menduar një saktësim i vlerave.

Drafti parashikon ndarjen e subjekteve në tre fasha. për tatim paguesit  të cilët nuk janë të regjistruar për TVSH-në, xhiro e të cilëve shkon deri në 2 milionë lekë në vit gjoba shkon në 50,000 lekë për biznesin e mesëm  xhiro e të cilëve shkon në 8 milionë lekë ndëshkimi shkon në 100,000 lekë, dhe për subjektet më të mëdha vlera arrin në 150,000 lekë, për mallrat e shoqëruara pa faturë. Një tjetër masë është dhe ndjekja penale, kjo në rastet kur biznesi konstatohet për të tretën herë për mos deklarim të faturës.

Po ashtu në projektligjin e ri qëndron masa e rivlerësimit tatimor të mallit, duke rënduar kështu masën ndëshkimore. Ministria e Financave ka parashikuar që në janar të nis deklarimi online i faturave, ndërsa me këto ndryshime unifikohen dhe ndëshkimet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME