Categories Lajme

Ndryshojnë licencimet për transportin, Nëse nuk ofrojnë shërbim do jepen licenca të përkohshme

Në rast se operatorët e linjave të transportit qytetës, rreth qytetës dhe ndërqytetës tërhiqen nga operimi, ata do të zëvendësohen me subjekte të përkohshme me qëllim mbulimin dhe vazhdimin pa ndërprerje e këtij shërbimi. Përmes një udhëzimi,

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndryshuar procedurat licencuese, duke përcaktuar se edhe në rastet e falimentimit apo heqjes së licencës për operatorët ekzistues, autoriteti licencues mund të lidhë një kontratë të përkohshme me një subjekt të licencuar për shërbimin në linjat e rregullta të transportit të udhëtarëve.

Udhëzimi saktëson gjithashtu se subjekti mund të ofrojë shërbimin edhe nëpërmjet mjeteve shtesë të marra me qira, ndërkohë që afati i autorizimit vendoset nga autoriteti licencues, në përputhje me kushtet dhe afatet procedurale të pajisjes me autorizim, duke garantuar mbulimin dhe vazhdimin e plotë të shërbimit gjatë kësaj periudhe.

Megjithatë, udhëzimi saktëson se subjekti, i cili do të tërhiqet, ka shpallur falimentimin apo i hiqet licenca, ka detyrimin të mbulojë me shërbim linjën deri në 1 muaj pas njoftimit për tërheqje ose fillimit të procedurave të falimentit, apo marrjes së vendimit për heqjen e licencës, nëse do kërkohet nga autoriteti licencues.

Ky ndryshim vjen në një kohë kur operatorët e licencuar për operimin e linjave të transportit qytetës e ndërqytetës kanë kërkuar mbështetjen e qeverisë për shkak të situatës së vështirë financiare të krijuar nga COVID-19, teksa shpesh herë kanë kërcënuar me ndërprerjen e ofrimit të shërbimit ndaj udhëtarëve. Kjo praktikë u ndoq edhe pak muaj më parë, deri palët arritën një marrëveshje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME