Categories Lajme

Ndryshon leja e qarkullimit, Belinda Balluku firmos urdhrin e ri

Leja e qarkullimit të automjeteve do të ndryshojë formë dhe përmbajtje së shpejti. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka firmosur një urdhër e cila përcakton ndryshimet e reja. Sipas vendimit të botuar në fletoret zyrtare leja e re e qarkullimit do të jetë e baras-vlefshme me certifikatën e pronësisë, ndërkohë që aktualisht ka dy kartona të ndryshëm që i dokumentojnë këto dy elementë. Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit do të bëhet sipas një rregulloreje të hartuar nga DPSHTRR.

“Leja e re e qarkullimit të jetë sipas modelit bashkëlidhur këtij urdhri, i cili është në përputhje të plotë me direktivën Evropiane 1999/37/EC, datë 29.4.1999, të Parlamentit Evropian dhe

Këshillit “Për dokumentet e regjistrimit të mjeteve”, të ndryshuar, dhe sipas propozimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, me shkresën nr. 17699 prot., datë 21.9.2020, “Projekt propozim mbi modelin, specifikimet dhe mënyrat e plotësimit të dokumentit të qarkullimit, të ri, të mjeteve rrugore”.

Leja e re e qarkullimit të jetë e baras-vlershme me certifikatën e pronësisë. Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit të bëhet sipas rregullores së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor“, thuhet në vendim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME