Categories Lajme

Në 16 shtator nis sezoni i ri shkollor, kur nisin regjistrimet dhe dokumentet që duhen

16 shatori shënon ditën e parë të shkollës për shkollat 9-vjecare dhe ato të mesme.  Fëmijët në të gjithë Shqipërinë do të lenë pas pushimet verore dhe do të startojnë vitin e ri shkollor.

Anila Ferizaj, përgjegjëse e sektorit të programeve të zhvillimit të Arsimit Parauniversitar, shpjegoi për Report Tv se regjistrimet nisin me 2 shtator dhe do të mbyllen një ditë përpara rinisjes së sezoni shkollor.

“Regjistrimet si gjithmonë nisin dy javë para fillimit të vitit shkollor, e po ta llogarisim I bie që fillojnë në 2 shtator. Pra në dy shtator është dita e parë e regjistrimeve për të gjithë sistemin. Deri në një ditë para fillimit të vitit shkollor, prindërit dhe fëmijët mund të paraqiten pranë shkollave të tyre për tu regjistruar”-u shpreh Përgjegjësja e Sektorit të Zhvillimit Parauniversitar

Për të gjithë ata prindër që do të regjistrojnë fëmijët në shkollë, Ferizaj thotë se është e nevojshme dorëzimi i disa dokumenteve.

“Për klasën e parë, prindërve ju duhet që të paraqesin vetem certifikatën e vaksinimit, ose vërtetimin e vaksinimit nga qendra shëndetësore. Kështu që nëse nuk e kanë ata duhet ta marrin dhe ta paraqesin pranë shkollës së tyre dhe duhet të paraqesin vërtetimin e ndjekjes së kopshtit të fëmijës nëse fëmija ka ndjekur kopshtin dhe çfarë grupi ka ndjekur, grupin e parë, të dytë apo të tretë. Fëmijët që ndjekin klasat e tjera pra e dytë e tretë e kështu me radhë, duhet të paraqesin dëftesën e klasës paraardhëse. Edhe nxënësit e klasës së 10-të duhet të paraqiten në shkollën e zonës së tyre me dëftesën e lirimit”-tha Ferizaj

Nuk janë të pakta rastet që prindërit dëshirojnë  që fëmijët e tyre të arsimohen në shkolla që nuk i kap zona e tyre e  banimit.

Ministria e Arsimit sqaron për Report TV se në 6 ditët e para të regjistrimit do të kenë përparësi fëmijët e zonës, vetëm nëse do të ketë vEnde të lira, atëherë do të kenë mundësi edhe fëmijët të cilët nuk i përkasin njësisë administrative ku ndodhet shkolla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi/ 41-vjeçari akuzohet se abuzoi me vajzën e bashkëshortes, detaje

Një ngjarje tronditëse ka tronditur komunitetet e Almiros, Magnesias dhe Tyrnavos në Greqi, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat e larta mbërthejnë vendin, parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, disa 15 familje

Policia e Fierit deklaroi se u erdhi në ndihmë banorëve të fshatit Riban, Mallakastër, të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në kufirin Shqipëri-Greqi, humb jetën një alpinist 20-vjeçar nga Kili

Një alpinist 20-vjeçar nga Kili ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ra në një…

LEXO ME SHUME