Categories Lajme

Në 3 ditë janë grumbulluar mbi 13 mln dollarë për të prekurit nga tërmeti

Situata e vështirë e krijuar nga goditja e tërmetit më 26 nëntor, ka nxitur solidaritet mes qytetarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe diasporë. Në më pak se tre ditë thirrje të ndryshme për mbledhje fondesh janë grumbulluar mbi 13 milionë dollarë.

Dhurimet më të mëdha janë:

Dhurime nga qytetarët në e-albania, rreth 3 milionë euro

Kastrati Group, drejtuar nga Shefqet Kastrati, 1,5 milionë euro

Balfin Group, drejtuar nga Samir Mane, 1,2 milionë euro

Fondacioni Fundjavë Ndryshe, mblodhi mbi 1,5 milionë dollarë

Gazetari Marin Mema dhe President i “Rrënjëve Shqiptare” Marko Kepi, mblodhën 1,3 milionë dollarë

Tirana International Airport, 1 milion euro

Behxhet Pacolli, biznesmen, Ministër i Jashtëm i Kosovës, 1 milionë euro

Bankers Petroleum, 1 milion dollarë

Elvis Naçi, drejtues i “Shqiptarët për shqiptarët”, 850 mijë dollarë

Qeveria e Kosovës, 500 mijë euro

Fondacioni për Shoqëri të Hapur, 500 mijë dollarë

Eurosig-Insig 50 mijë euro

Berat Buzhala, drejtues i Gazeta-Express, 10 mijë euro

Adem Hasani, drejtues i Dreni-Pharm, 10 mijë euro

Mario Dedivanovic, njohur si parukieri i Kim Kardashian, 3 mijë euro

Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj, ka marrë përsipër t’u paguajë qiranë 20 punonjësve të kompanisë së tij Intercom Data Service të mbetur të pastrehë. Kompania Gener 2 dhe kompani Gjikuria kanë marrë përsipër të ndërtojnë nga 20 apartamente në zonën e Thumanë. Lazim Destani, babai i aktorit shqiptar Blerim Destanit, dhuroi 12 ton ushqime. Po kështu mbi 200 tonë ushqime, produkte sanitare dhe mbi 1000 dyshekë u dërguan me dhjetëra kamionë nga bizneset e Kosovës.

Hotele, bujtina dhe qytetarë të ndryshëm hapën dyert për fatkeqët e goditur nga tërmeti. Të prekurve iu mundësua edhe transporti. Nisma Thurje siguroi listimin e rreth 3000 vendstrehimeve të ofruara nga qytetarë të ndryshëm, ndërsa Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit organizoi mbledhje masive ushqimesh dhe rrobash. 49 viktima, dhe mbi 700 të plagosur dhe qindra familje të mbetura pastrehë nga tërmetet e 26 nëntorit nxitën solidaritet mes shqiptarëve./Exit.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME